Shqipëria mikpritëse e Samitit të Krerëve të Ballkanit Perëndimor

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Shqipëria është mikpritëse e samitit të radhës të krerëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Sipas axhendës së publikuar, në këtë samit do jenë të pranishëm Komisioneri Europian,  Olivér Várhelyi, presidenti i Malit të Zi,  Milo Đukanović, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, drejtori i Sekretariatit të CEFTA, Emir Djikic, zëvendësdrejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit, Ljuba Siljanoska.

Samiti do të drejtohet nga Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, të cilët do të mbajnë edhe një konferencë për mediet në orën 12:30.

Axhenda e plotë e Samitit të Ballkanit Perëndimor:

09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë

10.30 – Mbërritja e delegacioneve:

Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian

Milo Đukanović, President i Malit të Zi

Ana Brnabić, Kryeministër i Serbisë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Majlinda Bregu, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA

Ljuba Siljanoska, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit

11.00 – Seanca Plenare

12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare)12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi )

13.00 – Drekë Pune

15.00 – Firmosje e marrëveshjeve

15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.