Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë 9 qershor 2021

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e mërkurë do të vijojnë të jenë në qarkullim masat ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira në zhvillim të cilat do të bëhen më tepër prezente nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të përfshijnë kryesisht jugun, një pjesë të qendrës dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-8 m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:      

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/29 re shi diell
Kukës 14/26 re shi diell
Lezhë 16/30 re shi diell
Dibër 12/25 re shi diell
Durrës 16/30 re shi diell
Tiranë 18/33 re shi diell
Elbasan 16/32 re shi diell
Berat 15/27 re shi diell
Vlorë 16/28 re shi diell
Korçë 12/24 re shi diell
Gjirokastër 12/25 re shi diell
Sarandë 16/26 re shi diell

 

/e.m/

 

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVaksinimi masiv antikovid/ 809 992 mijë vaksinime që nga nisja e fushatës “Shqipëria buzëqesh”
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/6/2021