TIRANË, 9 qershor /ATSH – I. Vata/ Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi ka deklaruar votën pro shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.
Në fjalën e tij në Kuvend Murrizi tha se, “unë uroj që më shumë sesa votimi, si akt legjitim i një Kuvendi dalë nga zgjedhjet e 2017-ës, uroj dhe shpresoj që drejtësia e re të bëjnë atë që Amerika po e inicion me urdhra ekzekutivë me deklarata që të ketë akoma të tjerë, se çfarë firmosin ata të perandorisë së madhe, këta këtu duhet ti thërrasin një nga një”.
“Uroj dhe shpresoj që kjo që quhet se po përmbyset bota se po ikën Meta nga puna, të duke para syve të shqiptarëve një limonatë me atë çfarë do pasohet më pas, dhe çfarë shqiptarë kanë besuar dhe shpresuar dhe presin me padurim nga kjo drejtësi e re, pse individë dhe tufa të vogla respektive pas secilit individ janë aq mëkatarë para shqiptarëve sa këtu do ti vjellin një për një çfarë kanë marrë”, tha ai.
Murrizi theksoi se “shpreh votën time pro shkarkimit të Metës edhe si komision, edhe këtu në Kuvend, po shkarkimit të të zgjedhurit tuaj dhe kundërshtarit tim për 30 vite, Metës, sikurse po të kem kohë deri më datë 9, në ardhshin dhe këta katër të tjerët në dorë do ti shkarkoja me gjithë qejf që ti kishte allafrënga kreu i SPAK Arben Kraja dhe trupa e BKH-së për t’i thirrë në pyetje”.
Ai tha se “e ftoj Prokurorin të Përgjithshëm të mos bëjë politikë me deklarata. Nëse ka nevojë për firmën e një deputeti për të futur në Kodin Penal, vepër penale pasurinë e paligjshme, ta sjelli ta bëj unë. Deklaratat politike t’i bëjnë politikanët. Bjere shpejt që të jetë sinkron me urdhrin e Presidentit të SHBA-së”.
/r.e/























