Lindi… 10 fëmijë!

JOHANESBURG, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Një grua nga provinca e Afrikës së Jugut, Gauteng lindi 10 foshnje, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Malian Halima Cissé e cila kishte lindur nëntë foshnje në Marok muajin e kaluar, raportoi media e Afrikës së Jugut.

”Gosiame Thamara Sithole, 37 vjeçe, lindi dy fëmijë më shumë sesa parashikimi i mjekëve, bazuar në testet diagnostike në një spital në Pretoria natën e kaluar”, njoftoi bashkëshorti, Teboho Tsotetsi për një gazetë.

Spitali theksoi se të gjithë fëmijët gëzojnë parametra të mirë shëndetësorë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.