Ballina Bota

BRUKSEL – BE procedurë kundër Gjermanisë për BQE

BRUKSEL, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Komisioni Europian ka hapur një procedurë kundër Gjermanisë për shkelje të përparësisë së ligjit të BE-së, si edhe respektim të kompetencës së Gjykatës së BE-së.

Më 5 maj 2020, Gjykata Kushtetuese gjermane deklaroi “ultra vires” (përtej autoritetit ligjor përkatës) Programin e Blerjes së Letrave me Vlerë të BQE (PEPP).

Për Brukselin, gjykata gjermane “privoi një vendim të Gjykatës së Drejtësisë të BE nga efektet e saj juridike në Gjermani, duke shkelur parimin e përparësisë së ligjit të BE-së”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSistem i ri audio-video për ndjekjen dhe transmetimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare/ Rritje e transparencës
Artikulli tjetërFlamurtari, kampion i Shqipërisë në basketboll për femra