Ballina Flash

Shqipëri-Hungari, bashkëpunim në shëndetësi dhe kërkim shkencor

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim në Budapest me Miklos Kasler, ministrin për Kapacitetet Njerëzore të Hungarisë.

Manastirliu informoi se në takim u diskutua mbi masat për përballimin e pandemisë si dhe ecurinë e programeve të vaksinimit kundër COVID-19.

“Dakordësuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë, duke filluar nga ndarja e praktikave më të mira të programeve të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve jo të transmetueshme dhe bashkëpunimit me institucionet e kërkimit shkencor”, tha ajo.

Ministrja Manastirliu ndodhet në Budapest si pjesë e delegacionit që shoqëron Kryeministrin Edi Rama në vizitën e tij zyrtare në Hungari. /m.m//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Rusia i kërkon SHBA ndërrimin e sanksioneve me drejtimin e ISS-së
Artikulli tjetërMacron qëllohet me pëllëmbë, dy të arrestuar