TIRANË, 8 qershor /ATSH/ Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, Zef Mazi ka zhvilluar një vizitë në Luksemburg.
Përmes një postimi në Twitter, Mazi thekson se ka zhvilluar një takim me Jean-Louis Thill, drejtor për çështjet europiane dhe marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare i Luksemburgut dhe ambasadorin e Luksemburgut në Shqipëri, Philippe Donckel.
Mazi theksoi se Luksemburgu mbështet mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të Shqipërisë me BE për negociatat.
Mazi ka zhvilluar një takim dhe me Peter Goldschmidt, drejtori i Qendrës Europiane për Gjyqtarë dhe Avokatë në Institutin Europian të Administratës Publike në Luksemburg.
Mazi tha se u identifikuan një sërë fushash dhe mundësish për të trajnuar gjyqtarët dhe avokatët e Shqipërisë.
Mazi gjithashtu zhvilloi një takim edhe me Matteo Rivellini, shefi i Divizionit në Bankën Europiane të Investimeve dhe Guido Clary, shef i Njësisë së BEI në Luksemburg.
Mazi u shpreh se u diskutua për një varg projektesh që BEI po kryen dhe është gati dhe e lumtur për të kryer, për të rritur angazhimin dhe aktivitetet në Shqipëri.
/r.e/























