Ballina Flash

AstraZeneca shpall rezultate pozitive për një ilaç kundër leucemisë

LONDËR, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Ilaçi ”Calquence” i kompanisë AstraZeneca demonstroi  më shumë pozitivitet në krahasim me ilaçin ”Ibrutinib” te të rriturit me leucemi kronike limfocitike të trajtuar ose CLL, lloji më i zakonshëm i leucemisë tek të rriturit.

Pacientët e trajtuar me ”Calquence” kishin një incidencë statistikisht dukshëm më të ulët të fibrilacionit atrial të të gjitha llojeve krahasuar me pacientët e trajtuar me ”Ibrutinib”, një pikë fundore kryesore dytësore.

Fibrilacioni atrial është një rrahje e parregullt e zemrës që mund të rrisë rrezikun e goditjes në tru, dështimit të zemrës dhe ndërlikimeve të tjera të zemrës./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZbulohet një variant i ri i COVID-19 në Venezuelë
Artikulli tjetërGjermania i jep fund 3G-së: I përket së kaluarës