Ballina Ekonomi

Bajpasi i Shkodrës/ Përfundon shtresa e parë asfaltike në të gjithë segmentin

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Bajpasi i Shkodrës është një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën dhe transportin dhe puna po vijon me ritme të shpejta.

Ndërtimi i këtij baipasi anashkalon kalimin përmes qytetit duke lidhur aksin Tiranë-Shkodër me aksin Shkodër-Hani i Hotit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se ka përfunduar shtresa e parë asfaltike në të gjithë segmentin dhe se është vendosur ndriçimi rrugor në të dyja anët e rrugës.

Sipas ARRSH-së, janë drejt përfundimit, trotuaret, korsitë e këmbësorëve dhe biçikletave

Në të gjithë vendin janë të hapura disa kantiere ndërtimi në infrastrukturën rrugore çka pritet të kenë një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Puna po vijon intensivisht edhe për ndërtimin e bajpasit të Vlorës, ndërsa verën e kaluar u hap edhe bajpasi i Fierit. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria rrugore/ Policia e Elbasanit rrit prezencën në të gjitha akset, 140 masa administrative
Artikulli tjetër“E pashmangshme”/ Ekspozita më e re në ambientet e COD nga artisti Robert Aliaj Dragot