Ballina Bota

COVID-19 – Qipro lehtëson kufizimet e udhëtimit në kufirin e përbashkët

NIKOSIAS, 2 qershor /ATSH-DPA/ – Lëvizja midis palës greke dhe turke qipriote të Qipros do të bëhet më e lehtë nga e premtja, kur hiqet detyrimi për karantinë dhe nevojitet vetëm një rezultat negativ i testit PCR për COVID-19.

Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara konfirmuan sot se «udhëheqësit politikë në të dy anët ranë dakord për heqjen e karantinës».

Sipas njoftimit, qëllimi është të bëhet më e lehtë për banorët, të cilët janë ndarë prej muajsh, që të shohin njëri-tjetrin, si edhe për të lejuar turistët të lëvizin më lirshëm./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore/ 221 inspektime dhe 35 masa paralajmëruese
Artikulli tjetërShkarkimi i ish-gjyqtares së Kushtetueses/ Strasburgu: Jo shkelje e të drejtave të njeriut. Vetingu proces unik për pastrimin e drejtësisë