Ballina Bota

COVID-19 – BRICS bën thirrje për pezullimin e patentave të vaksinave 

NJU DELHI, 2 qershor /ATSH-AFP/ – Grupi BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrika e Jugut) bëri thirrje për përshpejtimin e shpërndarjes së vaksinave antiCOVID-19, duke përsëritur se pezullimi i patentave do të ndihmonte vendet më të varfra në luftën kundër pandemisë.

Në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar pas një takimi në internet, ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve pohuan se një “vaksinim i përgjithësuar do të ndihmonte për të frenuar pandeminë, duke nënvizuar urgjencën e zhvillimit të shpejtë dhe shpërndarjes së vaksinave, veçanërisht në vendet në zhvillim”.

“Arritja e një marrëveshjeje për pezullimin e patentave të vaksinave do të lejonte përdorimin e pronës intelektuale, ndarjen dhe transferimin e teknologjisë duke lejuar prodhimin e vaksinave dhe shpërndarjen më të gjerë të tyre”, theksoi ministrja e Afrikës së Jugut, Naledi Pandor.

Sipas BRICS, një pezullim i patentave do të nxisë prodhimin e vaksinave me kosto të ulët, duke ndihmuar vendet e varfra që të luftojnë për të imunizuar popullatat e tyre./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRATISLAVË – Sllovakia nis vaksinimin kundër COVID-19 me Sputnik V
Artikulli tjetërKosovë, mbi 2 mijë raste aktive me COVID-19