Ballina Bota

UKRAINË – OKB kritikon mbylljen e stacioneve televizive të opozitës

KIEV, 1 qershor /ATSH-DPA/ – Kombet e Bashkuara kritikuan mbylljen e tre stacioneve televizive që i përkasin opozitës pro-ruse në Ukrainë.

“Vendimi ishte i pajustifikuar, disproporcional dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, tha misioni i KB në Kiev në një raport të botuar sot.

Në fillim të shkurtit, presidenti Volodymyr Zelensky vendosi sanksione ndaj politikanëve ukrainas dhe kompanive të tyre që konsiderohen pro-ruse.

Si rezultat, tre stacione televizive të opozitës pro-Moskës u mbyllën.

Ekspertët e KB kritikuan, gjithashtu, separatistët e mbështetur nga Rusia për rekrutimin e të rinjve në forcat e tyre.

Sipas ligjit ndërkombëtar, qytetarët nuk mund të detyrohen të luftojnë kundër shtetit të tyre, cilësohet në deklaratë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak1 Qershori/ Aktivitete festive me fëmijët në gjithë vendin
Artikulli tjetërMinisteriali i NATO-s, Xhaçka: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë kolektive dhe vizionin NATO 2030