Ballina Bota

MONTREAL – Trudeau: Kanadaja duhet ta pranojë se i ka asimiluar indigjenët

MONTREAL, 1 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u zotua të sigurojë më shumë mbështetje për të mbijetuarit e të ashtuquajturave ”shkolla rezidenciale” pasi një varr masiv prej 215 fëmijësh indigjenë u zbulua.

Trudeau premtoi “veprime konkret” për të mbështetur të mbijetuarit dhe familjet e indigjenëVE, por nuk specifikoi se çfarë do të ishte.

“Për fat të keq, ky nuk është një përjashtim ose një incident i izoluar. Ne nuk do të fshihemi. Duhet ta njohim të vërtetën. ‘Shkollat rezidenciale’ ishin një realitet, një tragjedi që ekzistonte këtu në vendin tonë dhe ne duhet ta pranojmë atë”, tha Trudeau .

Zbulimi i mbetjeve në shkollën rezidenciale në British Columbia, të cilat datojnë midis viteve 1890 dhe 1978, u konfirmuan së pari nga Rosanne Casimir, kreu i Tk’emlups te Secwepemc, i njohur më parë si indianët e Kamloops.

Disa nga fëmijët ishin vetëm tre vjeç dhe shkaku i vdekjes së tyre është ende i panjohur.

Rasti nxiti një kërkesë për të hetuar të gjitha ish-shkollat rezidenciale.

Institucionet e drejtuara nga qeveria ose të drejtuara nga kisha u krijuan për të asimiluar me forcë fëmijët autoktonë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Zelensky kërkon furnizime me armë nga Gjermania
Artikulli tjetërGjendja e kriminalitetit në vend/ Kryeprokurori Çela raporton në Komisionin e Ligjeve