Ballina Flash

“Javët e Europës ’21” mbyllen në kalanë e Butrintit

TIRANË, 31 maj /ATSH – B. Naska/ “Javët e Europës 2021” u mbyllën mbrëmjen e djeshme, ndërsa delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri organizoi një aktivitet në kalanë e Butrintit.

I ftuar për të bërë këtë mbyllje në një mënyrë dinjitoze ishte artisti virtuoz, pianisti dhe kompozitori unik shqiptar Robert Bisha. Koncerti u mbajt në një nga qendrat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore dhe historike.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti falënderoi në lidhje me këtë mbrëmje ku u ndërthur harmonia dhe bukuria e trashëgimisë tonë kulturore.

“Faleminderit zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë, që gjatë këtyre ditëve dëshmoi dimensionin europian të shqiptarëve”, u shpreh Margariti.

Nisur që më 9 maj dhe deri të shtunën më 29 maj, “Javët e Europës 2021” u festuan me një udhëtim 21-ditor nga veriu në jug të Shqipërisë për t’u takuar me qytetarët dhe për t’iu gëzuar veprimtarive të veçanta, panaireve, koncerteve dhe debateve mbi BE-në dhe Shqipërinë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKAS rrëzon ankesën e PD-AN për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Fierit
Artikulli tjetërDurrës/ Janar-prill 2021, 52 % mallra për eksport më shumë se vitin e kaluar