Ballina Bota

HOLANDË – EMA: Përzierja e vaksinave antiCovid-19 e sigurtë dhe efikase

AMSTERDAM, 29 maj /ATSH-DPA/ – Mundësia e përzierjes së vaksinave antiCovid-19 është një çështje e rëndësishme që aktualisht  po diskutohet, deklaroi Marco Cavaleri, ekspert i EMA-s.

Ekzistojnë dy studime klinike që ofrojnë të dhëna për përzierjen, veçanërisht midis vaksinave AstraZeneca dhe mRna, njëra e kryer në Britaninë e Madhe dhe tjetra në Spanjë.

”Nga të dhënat e para që shohim nuk ka shqetësime të mëdha me këtë qasje nga pikëpamja e sigurisë dhe e efikasitetit”, tha Cavaleri.

”Sidoqoftë, ne do të mbledhim të dhëna të mëtejshme dhe do t’i studiojmë ato për t’u siguruar që kjo qasje është aq e mirë sa duket”, theksoi aiPë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLiqeni i Zi apo Liqeni i Ujit të Ftohtë në Shënepremte Lenie me ujë kurativ
Artikulli tjetërMasat e marra dhe lehtësimi i barrës fiskale, rriti investimet në bujqësi me infrastrukturë moderne