Ballina Bota

COVID-19 – Spanja rihap portet për anijet turistike

MADRID, 29 maj /ATSH-AFP/ – Anijet turistike ndërkombëtare do të jenë në gjendje të ankorohen në portet spanjolle duke filluar nga 7 qershori, njoftoi sot qeveria spanjolle, duke hequr kështu kufizimet e vendosura në fillim të pandemisë COVID-19.

“Ky lehtësim është për shkak të ngadalësimit të qarkullimit të virusit në Europë, nga vijnë pjesa më e madhe e anijeve, si edhe rritjes së vaksinimit”, specifikoi Ministria e Transportit në një njoftim për shtyp.

Vendimi lidhet gjithashtu edhe me uljen e rasteve në rajonet ku anijet ankorohen më shumë.

Ndalimi u vendos në mes të marsit 2020 në Spanjë, që, para pandemisë COVID-19, ishte destinacioni i dytë në Europë për ndalesat e anijeve turistike, që luajnë një rol të rëndësishëm në ekonomi, sipas ministrisë.

Në vitin 2019, sektori kontribuoi rreth 2,8 miliardë euro në PBB-në e Spanjës, duke llogaritur rreth 50 000 vende pune dhe 1,5 miliardë euro në paga./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThesaret e ikonografisë shqiptare në Muzeun e ri të Artit Mesjetar, arsye e rëndësishme për të vizituar “Parisin e Vogël” të Shqipërisë
Artikulli tjetërFUTBOLL – Chelsea fiton Champions League