BRUKSEL, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Qëndrimi i Bashkimit Europian për sa i përket Hamasit, cilësuar si një organizatë terroriste, nuk ka ndryshuar dhe politika e mungesës së kontakteve vazhdon të aplikohet, deklaroi Peter Stano, zëdhënës i shërbimit të jashtëm të BE duke iu përgjigjur një pyetjeje për konferencën e organizuar në Kajro ku kanë qenë
të ftuar si Hamasi ashtu edhe Izraeli.
“Status quo nuk mund të zgjasë më, paqja dhe siguria për palestinezët dhe izraelitët mund të kalojë vetëm me një zgjidhje paqësore të negociuar afatgjatë, me zgjidhjen që parashikon dy shtete”, shtoi Stano./ /ec/























