Ballina Bota

GJERMANI – Maas: Duhet të rrisim presionin kundër Bjellorusisë

BERLIN, 27 maj /ATSH-ANSA/ – Ne duhet të rrisim presionin kundër Bjellorusisë dhe si sinjal i parë, më shumë se 400 të burgosur politikë duhet të lirohen, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, në kuadër të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Lisbonë.

“Ne po punojmë të gjithë që sanksione europiane kundër Bjellorusisë të vihen sa më shpejt në zbatim”, shtoi Maas.

“Eksporti i hidroksidit të potasiumit dhe tranziti i gazit rus, dy burime kryesore të ardhurash për Bjellorusinë, janë dy pistat për sanksionet ekonomike të studiuara nga BE”, deklaroi kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell.

“Presidentët dhe kryeministrat na kërkuar sot të propozonin sanksione sektoriale (…) Ka disa që të vijnë menjëherë në mendje të tilla si eksportet e potasiumit dhe tranziti i gazit të blerë nga Rusia”, theksoi ai në prag të një takimi jozyrtar të ministrave të Punëve të Jashtme në Lisbonë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRihapja e hetimeve për “21 Janarin”, ish-prokurori Hajdari: S’ka asnjë pengesë, mund të prishen vendimet e mëparshme për autorët
Artikulli tjetërCOVID-19 – “Zydus Cadila” kërkon miratimin për provat në njerëz të koktejit të saj të antitrupave