Ballina Flash

Tik Tok jo më rrjeti social vetëm i të rinjve

ROMË, 25 maj /ATSH-ANSA/ – Tik Tok nuk është më një rrjet social vetëm për të rinj dhe shumë të rinj, me sa duket numri i një publiku më të rritur po shtohet, sipas kompanisë së të dhënave Warc.

“Rreth një e katërta (22%) e përdoruesve janë midis 35 dhe 44 vjeç, 17% më shumë se vitin e kaluar”, njoftoi Warc.

“Kurse 14% e përdoruesve janë në grupmoshën 45-54 vjeç, 9% më shumë”, shtoi kompania.

Sidoqoftë, publiku i ri mbetet thelbi i ngurtë i platformës: një e treta e përdoruesve (32%) janë midis 18 dhe 24 vjeç.

Sipas një analize të fundit, në vitin 2020, viti i pandemisë, TikTok pati një zhvillim të madh.

Përveç Facebook-ut që ishte rrjeti social më i përdorur (mbi 36,7 milionë persona) dhe YouTube (35,5 milionë shikues në muaj), aplikacioni ishte zbulimi i vërtetë, duke regjistruar një rritje prej 333% dhe duke u mburrur me një kohë qëndrimi prej rreth pesë orë për muaj për person./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërmarrjet e vogla dhe të mesme/ Kadia: Po hartojmë një paketë ligjore të plotë për mbështetjen e tyre
Artikulli tjetërGJENEVË – OBSH nën presion për vazhdimin e studimit për origjinën e COVID-19