FRANKFURT, 25 maj /ATSH-AFP/ – Gjiganti amerikan i teknologjisë Google është bërë pjesë e një hetimi në Gjermani për praktikat e supozuara se vënë në rrezik konkurrencën, të cilën ai e mbron, pas një ligji të fundit që forcon fuqitë e veprimit kundër gjigantëve digjitalë.
“Zyra federale antikartel hapi sot një hetim kundër dy entiteteve europiane të Google dhe shtëpisë-mëmë Alphabet në SHBA konform një rregulli të ri për kompanitë digjitale”, sipas një komunikate.
Autoriteti i konkurrencës kishte ndërmarrë tashmë, në emër të këtij ligji të miratuar në fillim të vitit, një procedurë kundër Amazon në maj dhe kundër Facebook që prej janarit.
“Autoritetet tregojnë se ata duan të përcaktojnë nëse numri i madh i shërbimeve të zhvilluara nga Google i japin asaj rëndësi thelbësore për konkurrencën në tregje”, sipas Andreas Mundt, president i Zyrës Federale, cituar në një njoftim për shtyp.
Google operon motorin e kërkimit me të njëjtin emër, kanalin YouTube në internet, shërbimin e vendndodhjes gjeografike Maps, sistemin operativ Android siç është navigatori Chrome./ /ec/























