TIRANË, 24 maj /ATSH/ Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në drejtimin e kryetarit, Ramazan Gjuzi, pas vlerësimit se katër kandidaturat e paraqitura për kryetar të AMA-s nuk plotësonin kriteret ligjore, rishpalli sot në unanimitet vakancën për kryetar të AMA-s.
Gjithashtu, komisioni miratoi vakancën e krijuar prej dorëheqjes së Agron Gjekmarkajt si anëtar bordi i AMA-s.
Komisioni vendosi në unanimitet edhe për të shpallur tre vakanca të tjera në bordin e AMA-s, në vendet e krijuara prej mbarimit të mandateve të Bregut, Gjipalit dhe Mishës.
/r.e/























