Ballina Flash

Do të martohet edhe… Johnson!

LONDËR, 24 maj /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson do të martohet në fund të korrikut 2022 me të fejuarën e tij, Carrie Symonds, me të cilën ka një djalë një vjeçar, theksoi tabloidi britanik “The Sun”.

Drejtuesi konservator do të jetë kryeministri i parë në funksion që martohet në rreth 200 vjet.

Sipas gazetës, që nuk citon burimet, ftesat për ceremoninë, parashikuar më 30 korrik në një vend të mbajtur sekret, iu janë dërguar familjes dhe miqve.

Boris Johnson, 56 vjeç dhe Carrie Symonds, 33 vjeç, ish-këshilltare e komunikimit të partisë konservatore, kishin njoftuar në shkurt 2020 se prisnin një bebe, si dhe fejesën e tyre. Djali i tyre Wilfred lindi më 29 prill 2020.

Downing Street nuk ka bërë komente lidhur me këtë njoftim.

Martuar dy herë, Boris Johnson ishte ndarë në 2018 nga bashkëshortja e tij pas rreth 26 vitesh martese dhe ishte shfaqur në publik përkrah Carrie Symonds në fillim të 2019.

Ata tashmë kanë shënuar historinë e Britanisë së Madhe duke u bërë çifti i parë që jetonte në bashkëjetesë në Downing Street, rezidencën zyrtare të kryeministrit në Londër.

Boris Johnson u fajësua kohët e fundit për rinovimin luksoz të banesës së tij zyrtare, të cilën ai pretendoi se e kishte paguar për vete, pa thënë megjithatë nëse ai kishte përfituar nga një kredi ose një donacion fillestar nga një donator i Partisë Konservatore.

Drejtuesi ka katër fëmijë nga martesa e tij e dytë me Marina Wheeler./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPika e grumbullimit në Roskovec/ Kontrata me 400 fermerë, zgjeron eksportet drejt BE-së
Artikulli tjetër572 aplikime për hetues/ BKH: U kualifikuan 421 kandidatë