Ballina Flash

WhatsApp siguron përdoruesit për politikat e reja të privatësisë

SAN FRANCISKO, 23 maj /ATSH-AA/ – Aplikacioni i njohur për mesazhet, WhatsApp, premtoi se nuk do të fshijë llogaritë dhe as nuk mund të shohë mesazhet personale të përdoruesve, në  një përpjekje për të qetësuar përdoruesit e tij, ndërkohë që përditësimet e diskutueshme të politikës së tij të privatësisë hynë në fuqi në disa zona.

“Jo, ne nuk mund t’i shohim mesazhet tuaja personale. Jo, ne nuk do ta fshijmë llogarinë tuaj. Po, ju mund të dakordoheni në çdo kohë”, shkroi WhatsApp në Twitter.

Në janar, WhatsApp detyroi shumë përdorues të bien dakord për rregulla të reja të privatësisë për ndarjen e të dhënave personale me kompanitë e Facebook-ut, por pasi u përball me një reagim, aplikacioni e shtyu këtë hap deri në mes të majit.

Facebook ka një histori të ndërlikuar të ndryshimit të politikave të tij pa njoftuar përdoruesit ose duke lëshuar informacionet personale pa dijeninë e përdoruesve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Integrimi në BE, interesi më i madh për vendin dhe për të përmirësuar të ardhmen e shqiptarëve
Artikulli tjetërBerisha “non grata”/ Soreca: Respektojmë plotësisht vendimin e SHBA-së. Reforma në Drejtësi po krijon shumë “Falcone”