Ballina Flash

Shqipëria në finalen e Eurovision 2021

ROMË, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Korniza e konkursit të 65-të të këngës Eurovision u përfundua me gjysmëfinalen e dytë: për mbrëmjen e shkëlqyer të së shtunës në Ahoy Arena Rotterdam u kualifikuan Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Moldavia, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.

Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qiproja, Suedia, Belgjika dhe Ukraina ishin kualifikuar tashmë të martën.

Kasta përfundon me pesë vendet që kanë qasje të ligjshme në finale, domethënë Franca, Gjermania, Spanja, Britania e Madhe, Italia dhe Holanda si vendi mikpritës.

Renditja përfundimtare do të përbëhet nga një kombinim 50 me 50 i televotimit dhe votës së jurisë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ 3167 testime, 556 të shëruar, 35 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërKosovë/ Vaksinohen mbi 55 mijë qytetarë