Ballina Flash

FUTBOLL – Juventusi fiton Kupën e Italisë, ndeshja e fundit për Buffon

REXHIO EMILIA, 20 maj /ATSH-ANSA/ – Skuadra e Juventusit ka fituar Kupën e Italisë 2021 në finalen e Reggio Emilias duke mundur Atalantën me rezultatin 2-1.

Golat në pjesën e parë në minutën 31 u shënuan nga Kulusevski, në të 41 nga Malinovskiy, në pjesën e dytë në të 28 nga Chiesa.

Kupa e Italisë e çon Juventusin në 14 trofe.

Nëntë trofe janë fituar nga Roma, 7 nga Inter dhe Lazio, 6 për Napoli, 5 nga Milani, Torino, dhe Fiorentina.

Sampdoria e ka fituar 4 herë, ndërsa Parma 3 herë.

E reja e ”hidhur” e këtij takimi ishte se portieri legjendar Luigi Buffon luajti ndeshjen e fundit në skuadrën e Juventusit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnsambli “Çiftelia”, 55 vjet nga krijimi i këtij thesari kombëtar
Artikulli tjetërBASKETBOLL – Monty Williams shpallet trajneri më i mirë në NBA