Ballina Bota

SHBA – Organizata ”Trump” nën hetim për pagesa të parregullta

NJU JORK, 19 maj /ATSH-DPA/- Organizata ”Trump”, shoqëria që kontrollon pronat dhe investimet e familjes së ish-presidentit të SHBA Donald Trump, është objekt i një hetimi penal, deklaroi prokurori i Shtetit të Nju Jorkut.

“Ne kemi informuar organizatën ‘Trump’ se hetimi ynë ndaj kësaj organizate nuk është më vetëm i natyrës civile”, theksoi një zëdhënës.

“Tani jemi duke hetuar në mënyrë aktive ‘Organizatën’ Trump në gjykatën penale, së bashku me prokurorin e Manhattanit”, shtoi ai.

Hetimi i Prokurorit të Qarkut fillimisht u përqendrua në pagesat e parregullta të bëra kundrejt dy grave që pretenduan se kishin pasur marrëdhënie me ish-presidentin, duke përfshirë yllin e pornografisë Stormy Daniels, por më pas u zgjerua në akuzat e evazionit fiskal dhe mashtrimit bankar.

Ky hetim po vazhdon me dyer të mbyllura./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Hungaria zgjat gjendjen e jashtëzakonshme
Artikulli tjetërSHBA – Kongresi miraton ligjin për mbrojtjen e amerikanëve me origjinë aziatike