Ballina Bota

BRUKSEL – Ekonomia e eurozonës në recesion në T1

BRUKSEL, 18 maj /ATSH-DPA/ – Ekonomia e zonës së euros hyri sërish në recesion në tremujorin e parë, siç ishte vlerësuar fillimisht, për shkak të kufizimeve të vendosura për frenimin e përhapjes së COVID-19.

“PBB u tkurr me 0,6 % nga tremujori i katërt 2020, kur PBB ishte poshtë 0,7 %”, vlerësoi Eurostat.

Përqindja ishte në përputhje me vlerësimin e botuar më 30 prill.

“Përparimi i vazhdueshëm në zvogëlimin e infeksioneve Covid dhe administrimin e vaksinave sugjeron që rimëkëmbja ekonomike e rajonit është po zhvillohet”, tha Jack Allen-Reynolds, një ekonomist në Capital Economics.

Pas një zgjerimi rekord në tremujorin e tretë 2020, PBB ra për të dytën herë radhazi, duke e shtyrë ekonominë sëri në një recesion teknik./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Vaksinimi, një histori suksesi”/ Pipero: Sezoni turistik i qetë, qytetarët të vijojnë të respektojmë masat
Artikulli tjetërRimbursimet e TVSH-së për biznesin për 4-mujorin, 124.2 % më të larta