Ballina Flash

Kur për një video në TikTok djeg 200 tonë… kashtë!

MOSKË, 15 maj /ATSH-DPA/ – Dy vajza në Rusi dogjën gati 200 tonë kashtë duke shkaktuar kështu dëme të mëdha, ndërsa përpiqeshin të bënin një video në TikTok.

Policia tha se zjarri doli jashtë kontrollit, pas ndezjes së një pjese të vogël të kashtës.

Rreth 195 tonë kashtë thuhet se janë djegur në zonën rurale jo shumë larg qytetit Permit, rreth 1 200 kilometra në lindje të Moskës.

Të dy studentet janë ”arratisur” pasi dështuan në përpjekjet e tyre për të ndaluar flakët.

Pak kohë më vonë, ato pranuan në polici se po xhironin një video në TikTok kur ndodhi incidenti.

Autoritetet u thanë vajzave se përveç që kishin shkaktuar dëme të mëdha, ato kishin vënë jetën e tyre në rrezik duke u përpjekur të bënin videon./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Qeveria optimiste për objektivin e 20 milionë të vaksinuarve të parë
Artikulli tjetërOmega-3 acidet yndyrore që nuk prodhohen nga trupi i njeriut