Ndihma juridike falas/ Mbi 90% mbulim të gjithë territorit

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Ligji për “Ndihmën juridike të garantuar nga shteti” mundëson ofrimin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti, falas, për ata qytetarë që janë në pamundësi financiare për të marrë një avokat apo për këshillim ligjor.

Kështu bëri të ditur sot ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila theksoi se një ndër objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe risi e sjellë drejtpërdrejtë nga Reforma në Drejtësi është ofrimi i ndihmës juridike falas.

“Gjatë këtyre viteve është arritur mbi 90 % mbulim të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë me qendra për ofrimin e Ndihmës Juridike falas, bashkëpunim i ngushtë me autoritetet vendore, 10 klinika të ligjit pranë universiteteve shtetërore dhe private ofrojnë shërbim, 12 marrëveshje me OJF janë në zbatim, 10 Qendra të Ndihmës Ligjore janë funksionale, 29 marrëveshje me Gjykatat në Shqipëri për akses të shtuar të qytetarëve janë në zbatim”, – tha Gjonaj.

/k.s/r.e/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.