Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte 13 maj 2021

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot në vend do ketë qarkullim të masave të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin zhvillim vranësirash më e theksuar kjo në pjesën veriore të vendit.

Kështu në veri e qendër do të ketë reshje shiu deri në mesditë edhe në formën e shtrëngatave me rrufe lokale.

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi 1 deri 8 m/sek. Në mbrëmje era do jetë me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/20 re shi diell
Kukës 12/19 re shi diell
Lezhë 13/20 re shi diell
Dibër 11/17 re shi diell
Durrës 14/21 re shi diell
Tiranë 16/20 re shi diell
Elbasan 14/19 re diell
Berat 12/21 re diell
Vlorë 17/21 re diell
Korcë 13/17 re diell
Gjirokastër 12/18 re diell
Sarandë 13/20 re diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Situata epidemiologjike në kontroll, vaksinimi masiv do të vijojë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/5/2021