Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 11 maj 2021

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të relativisht te qëndrueshme dhe të thata.

Mot i kthjellët pritet të dominojnë në pjesën me të madhe të territorit me vranësira të pakta dhe mesatare kalimtare,përgjatë relieveve kodrinore- malore nga orët e mesditës deri të dendura, ku ne momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të izoluara.

Era do të fryjë nga kuadrati i juglindjes-jugperëndimit  me shpejtësi 1 deri 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 12 m/sek, erë me rrahje shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/29 diell pak re
Kukës 11/28 diell  re
Lezhë 13/29 diell pak re
Dibër 11/27 diell re
Durrës 14/26 diell pak re
Tiranë 17/29 diell pak re
Elbasan 16/30 diell re
Berat 13/30 diell re
Vlorë 14/26 diell pak re
Korcë 11/24 diell re
Gjirokastër 12/29 diell re
Sarandë 14/26 diell pak re
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnkimimet e PD-së për 25 prillin/ Bushati: Basha kërkon të qetësojë bazën për mos t’i kërkuar largimin
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/5/2021