Ballina Flash

Muzika si ”armë” ndaj autizmit

ROMË, 8 maj /ATSH/ – Lockdown, vetmi, por edhe larmi.

Por, mbi të gjitha përfshirje.

”Mesazhe të forta që, përmes muzikës, arrijnë drejt në zemër”, shkruan faqja e internetit ”il Giornale”.

Cristian Faro, këngëtar dhe kompozitor napolitan, për vite me radhë me këngët e tij në fakt është në krye të procesit social dhe veçanërisht në procesin e lodhshëm të ndërgjegjësimit mbi autizmin.

“Kënga dëshiron të hedhë një dritë në botën e autizmit. Të gjithë duhet të kemi të njëjtat të drejta dhe detyra. Kur takova atë fëmijë, fillova të lexoj mbi këtë temë dhe gradualisht u bëra i pasionuar dhe kuptova se sa duhet akoma për të prishur murin e paragjykimeve dhe për t’u garantuar pacientëve dhe familjeve rrugët e ndihmës adekuate”, shpjegon Faro.

Pra, muzika si terapi dhe mjet komunikimi?

”Kam kuptuar që prindërit e fëmijëve dhe adoleshentëve autikë lihen të mbajnë veten dhe mbështeten vetëm nga shoqata jofitimprurëse sepse sëmundja nuk konsiderohet si një aftësi e ndryshme”, thotë ai.

”Kjo është arsyeja pse unë zgjodha t’i ndihmoj ata përmes muzikës sime: është një gjuhë universale dhe sot është më e përdorshme. Kështu që pyeta veten: çfarë mund të bëj për t’u dhënë një zë atyre që jetojnë në hije? Kështu lindi kënga, në mënyrë që ata që vuajnë nga autizmi dhe familjet e tyre të mos ndihen më vetëm”, theksoi Faro. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShiroka, qendër turistike pas ndërhyrjes së projektit Rilindja Urbane
Artikulli tjetërAplikacione për të mbrojtur fotot nga njohja e fytyrës