Shiroka, qendër turistike pas ndërhyrjes së projektit Rilindja Urbane


TIRANË, 8 maj/ATSH/ Shiroka, vetëm 6 km nga Shkodra, është kthyer në një qendër turistike pas ndërhyrjes së projektit Rilindja Urbane.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ndryshimi që ka ndodhur në Shirokë, pas transformimit të saj.

“Mirëmëngjes nga Shiroka”, shprehet Kryeministri Rama.

Nën hijen e malit të Taraboshit dhe buzë liqenit, fshati i hershëm i peshkatarëve mahnit me pamjen e tij.

Falë këtij investimi, Shiroka është kthyer në një qendër turistike, argëtuese dhe të pasur në aktivitete sociale në shërbim të komunitetit.

Projekti përfshiu restaurimin e 2000 m2 fasada, ndërtimin e 1500 m2 çati të reja, si dhe ndërtimin e një hapësire, prej 1700 m2 parking publik.

Hapësira e rikonstruktuar e sheshit është 20.000 m2 në total./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.