Everesti hapet sërish për alpinistët

KASHMIR, 7 maj /ATSH-AA/ – Kina ka rihapur shpatin verior të malit Everest për alpinistët, pasi vitin e kaluar ishte mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Zyrtarët kinezë njoftuan se kanë lejuar që 38 alpinistë të ngjiten në majën e Everestit me kusht që të tregojnë raportet e tyre shëndetësore dhe të vijnë nga rajonet e vendeve me rrezik të ulët të infeksionit.

Ndërkohë u theksua se alpinistët gjatë ngjitjes duhet të respektojnë rregullat e distancës dhe të kryejnë matje të rregullta të temperaturës. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.