Ballina Aktualitet

Ankimime pranë KAS/ Kryemadhi: E vërteta e 25 prillit është brenda tek kutitë

TIRANË, 7 maj /ATSH – I. Vata/ Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar sot ankimimet pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) për procesin e 25 prillit.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila shprehet se grupi i juristëve të LSI-së depozitoi sot ankimimin për zgjedhjet e 25 prillit.

“Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 prillit është brenda tek kutitë”, shprehet Kryemadhi. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu/ Komisioneri Publik ankimon konfirmimin në detyrë për gjyqtaren Marinela Osmanin (Nuni)
Artikulli tjetërPresidenti Duka inspekton punimet në stadiumin e Kukësit: Mezi presim ta inaugurojmë