Këmbimi valutor/ Fillimi i sezonit veror forcon pozitat e lekut

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Fillimi i sezonit veror, që përkon me javët e para të muajit maj, ka sjellë në tregun e këmbimit valutor vendas, forcimin e pozitave të lekut kundrejt monedhave të huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të enjten euroja këmbehet me 123,09 lekë ose 0,02 lekë më pak një ditë më parë.
Ndërsa dollari amerikan u zhvlerësua me 0,36 lekë dhe këmbehet me 102,22 lekë.
Paundi britanik u nënçmua me 0,26 lekë dhe këmbehen në kuotat e 142,43 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 112.42 lekë ose 0.35 lekë më shumë.
Gjallërimi i turizmit, që shoqërohet me prurje të valutës në treg, pritet të forcojë më tej pozitat e lekut dhe të dobësojë monedhat e huaja, për shkak të efekteve sezonale.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se  kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. /j.p/r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 102.22 -0.37
Euro EUR 123.09 -0.02
Poundi Britanik GBP 142.23 -0.26
Franga Zvicerane CHF 112.42 +0.35
Jeni Japonez (100) JPY 93.69 -0.12
Dollari Australian AUD 79.20 -0.02
Dollari Kanadez CAD 83.46 -0.05
Korona Suedeze SEK 12.09 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 12.27 -0.06
Korona Daneze DKK 16.56 0.00
SDR SDR 146.44 -0.46
Ari(OZ 1) XAU 183273.43 +837.81
Argjend(OZ 1) XAG 2725.46 +18.11
Juani Kinez (onshore) CNY 15.79 -0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 15.79 -0.03
Lira Turke TRY 12.30 +0.02
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.