Ballina Flash

Bezos shet aksionet në Amazon

KALIFORNI, 6 maj /ATSH-DPA/ – Kreu i Amazon Jeff Bezos shiti gati 2 miliardë dollarë të aksioneve të tij në shitësa me pakicë në internet këtë javë, deklaroi Komisioni i Letrave me Vlerë të SHBA.

Bezos ka shitur aksione të Amazon shumë herë së fundmi.

Në shkurt dhe nëntor 2020 ai ndau aksione me vlerë më shumë se 7 miliardë dollarë në total.

Pesëdhjetë e shtatë vjeçari themeloi Amazon në 1994 dhe është ende aksioneri më i madh individual i kompanisë.

Amazon u vlerësua kohët e fundit në 1.65 trilionë dollarë.

Vetë Bezos konsiderohet njeriu më i pasur në botë, sipas Forbes dhe Bloomberg Billionaires.

Ai ka një pasuri të vlerësuar prej mbi 190 miliardë dollarë.

Bezos planifikon të tërhiqet nga pozicioni i tij si shef i Amazon në tremujorin e tretë të këtij viti dhe në vend të kësaj do të bëhet kryetar ekzekutiv. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKërkesa për shkarkim/ Meta refuzon Komisionin e Ligjeve: Sot kam takime zyrtare, bashkëdëgjimi më 10 maj
Artikulli tjetërKolesteroli mik apo armik?