LONDER, 5 maj /ATSH/ – Ka një vend të ri në Londër për të bërë një piknik si asnjëherë më parë, në kopshtin e Buckingham Palace, shkruan faqja vanityfair.it.
Royal Collection Trust (bamirësia që kujdeset për pothuajse të gjitha rezidencat mbretërore) ka njoftuar së fundmi se, duke filluar nga kjo verë, të gjithë do të kenë mundësi të hyjnë në kopshtet private të mbretëreshës dhe përveç kësaj do të jetë e mundur të sjellin batanije dhe ushqime për piknik.
Një mundësi unike: përpara ishte e mundur të hyje vetëm me ture të organizuara dhe mundësia e argëtimit dhe ngrënies ishte e rezervuar vetëm për mysafirët e mbretëreshës, festa të cilat mund të arriheshin me ftesë nga vetë Elisabeth II.
Piknikët janë vetëm pjesë e paketës: para dhe pas mund të shëtisni në park.
Ju do të jeni në gjendje të zbuloni çdo cep të kësaj parajse të lindur falë pasionit për bukurinë të mbretit George IV, i cili në 1820 transformoi Buckingham në pallatin e mrekullueshëm që është sot.
Ai përfshin 15 hektarë gjelbërim me 325 lloje të bimëve të egra, 30 specie zogjsh folezues dhe mbi 1 000 pemë, duke përfshirë 85 lloje të ndryshme lisi dhe 98 pemë me emrin e mbretëreshës Victoria dhe princit Albert./ /os/












