Shkarkimi i Presidentit/ Komisioni i Ligjeve fton Metën nesër në seancë dëgjimore

TIRANË, 5 maj /ATSH – I. Vata/ Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në fund të mbledhjes së sotme ku nisi shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e Presidentit, ka caktuar mbledhjen e radhës më 6 maj, ku ftohet për dëgjesë Presidenti Ilir Meta.

“Në mbështetje të nenit 112/2 të rregullores së Kuvendit, ku thuhet se në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u shprehur në komision, komisioni është i detyruar ta dëgjojë atë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve. Dhe Presidenti i ka kërkua komisionit që të shprehet në Komision dhe si kohë i propozon Komisionit datën 10 maj”, tha Manja.

Ai shtoi se kjo është një e drejtë e Presidentit dhe një detyrim i Komisionit për ta dëgjuar, por kohën, ditën dhe orën për t’i mundësuar Presidentit dëgjesën e vendos Komisioni i Ligjeve.

Komisioni vendosi që mbledhja e Komisionit të Ligjeve të jetë nesër në orën 11:00 dhe në këtë mbledhje ftohet Presidenti për t’u dëgjuar. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.