Rihapet muzeu i Aushvic-Birkenaut

VARSHAVË, 4 maj /ATSH-DPA/ – Muzeu i Aushvic-Birkenau, që përkujton viktimat e shfarosjes naziste të Luftës së Dytë Botërore, do të hapet pjesërisht për vizitorët duke filluar nga 7 maj pas një ndërprerje gati shtatë javëshe nga koronavirusi, deklaroi muzeu në një deklaratë.

”Deri në një njoftim tjetër, muzeu do të jetë i hapur për vizitorët nga e premtja deri të dielën, kur kërkesa e vizitorëve është më e lartë”, lexohet në deklaratë.

Vizitorët do t’u duhet të regjistrohen në faqen e internetit të muzeut.

Masat e koronavirusit janë aktive në vend dhe grupet e vizitave nuk mund të jenë më të mëdha se 15 persona. Të gjithë vizitorëve do t’u matet temperatura.

Të mërkurën, Polonia njoftoi një relaksim gradual të kufizimeve të saj anti-Covid-19 gjatë muajit maj ndërsa numri i rasteve të reja zvogëlohet dhe fushata e vaksinimit përparon.

Muzeu, i vendosur në vendin e kampit nazist të përqendrimit dhe shfarosjes të ngritur në Poloninë e pushtuar nga Gjermania, është bërë një simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore, ku më shumë se një milion njerëz, kryesisht hebrenj, vdiqën atje. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.