Parashikimi i motit, e shtunë 1 maj 2021

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e shtunë  vendi do të ndikohet nga masat ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por në pjesën e parë të ditës nuk do të mungojnë edhe periudhat e shkurtra me diell.

Duke filluar nga orët e drekës në pjesën më të madhe të vendit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Lokalisht reshjet në formën e stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8 m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/27 Re shi
Kukës 14/29 Re shi
Lezhë 16/27 Re shi
Dibër 12/26 Re shi
Durrës 17/27 Re shi
Tiranë 18/28 Re shi
Elbasan 17/30 Re shi
Berat 16/29 Re shi
Vlorë 16/29 Re
Korcë 14/26 Re shi
Gjirokastër 14/29 Re
Sarandë 16/29 Re

 

 

                                                               

                 

           

                          

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.