SEUL, 29 prill /ATSH-AFP/ – Gjiganti koreano-jugor Samsung Electronics njoftoi një rritje me 46,3% të përfitimeve të tij neto në tremujorin e parë, veçanërisht në sajë të shitjes së smartfonëve.
Samsung Electronics është lavdia e grupit Samsung që është shumë larg konglomerateve më të mëdha familjare “chaebols” – të cilët dominojnë ekonominë e 12-të më të madhe në botë.
Shëndeti i mirë i grupit është thelbësor për atë të ekonomisë së Koresë së Jugut pasi ai përfaqëson vetëm 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
“Rezultati neto për periudhën midis janarit dhe marsit ishte 7,1 trilionë dollarë (6,4 miliardë dollarë)”, theksoi në një deklaratë grupi i telefonisë mobile, prodhuesi më i madh në botë i telefonave inteligjentë dhe kartave të memories.
“Shitjet e forta të telefonave inteligjentë dhe elektronikës së konsumit kanë tejkaluar të ardhurat më të ulëta nga (shitjet) e gjysmëpërçuesve dhe pajisjeve të ekranit”, deklaroi kompania në një raport.
Trendi global drejt për punën nga shtëpia ka çuar në një shpërthim të kërkesës për pajisje të mundësuara nga Samsung, madje dhe në televizorë, lavatriçe dhe pajisje të tjera shtëpiake.
Prezantimi i rezultateve vjen ndërsa trashëgimtarët e Samsung njoftuan të mërkurën se ata kishin për qëllim veçanërisht të shisnin piktura të Picassos, Monet ose Gauguin për të shlyer taksat e trashëgimisë pas vdekjes së babait të tyre, dhe të cilat kapin shumën prej rreth 9 miliardë euro./ /ec/












