Ballina Flash

Një lule për Jill

UASHINGTON, 30 prill /ATSH-ANSA/ – Helikopteri i Marine One mund të presë për një moment për një nga gjestet më romantike të shikuara në kohët e fundit në Shtëpisë e Bardhë.

Presidenti i SHBA Joe Biden me zonjën e parë Jill po përgatiteshin të ngjiteshin në helikopterin presidencial që do t’i çonte në Atlanta kur, përgjatë disa metrave ecje në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, Biden përkulet dhe zgjedh një lule.

Është një lule simbol i pranverës për amerikanë, që ai ia dhuron Jillit.

Ky moment nuk u shpëton fotografëve të akredituar.

“Unë e dua atë. Tani do të dukem shumë budalla, por kur ajo zbret shkallët dhe unë e shoh, zemra ime ndalon për një moment”, ka deklaruar Biden pak kohë më parë në CBS për bashkëshorten./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINDI – Sërish rekorde nga COVID-19, në Nju Delhi nuk ka më vaksina
Artikulli tjetërUdhëzimi/ Procedura e raportimit të të dhënave nga institucionet financiare në regjistrin elektronik