ARIZONA, 28 prill /ATSH-DPA/ – Guvernatori i Arizonas, Doug Ducey nënshkroi në ligj që ndalon abortet në bazë të anomalive gjenetike, të tilla si sindroma Dawn.
“Ka vlerë në çdo jetë, pavarësisht nga gjenetika. Ne do të vazhdojmë t’i japim përparësi jetës së atyre që nuk kanë lindur ende”, theksoi Ducey.
”Ky ligj mbron jetën e njerëzve”, shtoi ai.
Ligji i ri parashikon burg për ata që kryejnë aborte si dhe ndalon dërgimin e ilaçeve për abortet. /os/






















