Ballina Bota

ITALI – Parlamenti miraton planin e Draghit për përballimin e koronavirusit

ROMË, 28 prill /ATSH-DPA/ – Dhoma e Deputetëve miratoi planin se si të shpenzohen rreth 200 miliardë euro (242 miliardë dollarë), ndihmë e BE-së për koronavirusin.

Masa u miratua me një shumicë të madhe nga Parlamenti me 442 vota pro, 19 kundër dhe 51 abstenim.

Kryeministri Mario Draghi do të jetë në gjendje të dërgojë projektpropozimet e tij në Bruksel brenda 30 prillit.

Italia është përfituesja më e madhe e parave nga fondi i rindërtimit të BE-së.

BE ka vendosur për një plan të ndihmës, të financuar nga borxhi me grante dhe hua.

Rreth 750 miliardë euro do të shpërndahen në të gjithë bllokun për të zbutur pasojat ekonomike të pandemisë.

Në një fjalim të hënën, Draghi tha se legjislacioni është i rëndësishëm për “fatin e vendit”, i cili është goditur rëndë nga kriza shëndetësore.

Ai theksoi se problemi nuk është vetëm nevoja për para, por nevoja që Italia të kapërcejë dobësitë e vjetra burokratike, me një reformë të gjyqësorit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakiOS 14,5 mund të zhbllokojë Iphone edhe kur fytyra ka maskë
Artikulli tjetërArizona ndalon abortet për shkak të anomalive gjenetike