Ballina Flash

Rusia nxjerr në orbitë 36 satelitë të rinj OneWeb

MOSKË, 26 prill /ATSH-AFP/ – Rusia nxori në orbitë 36 satelitë të rinj nga operatori britanik OneWeb, i cili po vendos një yjësi për të siguruar internet me shpejtësi të lartë kudo në botë.

“Raketa Soyuz-2.1b u ngrit me sukses në orën lokale 01:14 të Moskës (22:14 GMT) nga Cosmodrome Ruse Vostochny në Lindjen e Largët”, theksoi agjencia ruse e hapësirës Roscosmos në një deklaratë.

“Të gjithë satelitët janë vendosur me sukses në orbitat e synuara dhe janë nën kontrollin e klientëve”, shtoi ajo.

Bëhet fjalë për lëshimin e dytë të satelitëve OneWeb këtë vit. I pari u zhvillua më 25 mars me 36 satelitë të vendosur në orbitë. Disa lëshime të tjera kanë ndodhur në 2020 dhe 2019.

Oneweb, në pronësi të qeverisë britanike me indianin Bharti, parashikon një internet global operacional në fund të vitit 2022 falë 650 satelitëve në orbitë.

Sipas një kontrate me europianin Arianespace të konfirmuar në shtator 2020, 16 lëshime të Soyuz janë planifikuar midis dhjetorit 2020 dhe fundit të vitit 2022 për të përfunduar rrjetin Oneweb.

Disa projekte për të ngritur yjësi që ofrojnë një internet global nga hapësira janë duke u zhvilluar.

Miliarderi amerikan Elon Musk, kreu i kompanisë hapësinore SpaceX, tashmë ka hedhur në orbitë për këtë qëllim një mijë satelitë për të krijuar rrjetin Starlink.

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos ka një projekt të ngjashëm të quajtur Kuiper./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPS triumfon në Kolonjë, shënon rezultatin më të lartë në zgjedhjet e përgjithshme
Artikulli tjetërQarku Fier/ Numërohen 296 qendra votimi, PS 52.48 %, PD-AN 37.53 %