TIRANË, 25 prill /ATSH/ Pusteci është bashkia e parë ku ka nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit pas mbylljes së votimit në zgjedhjet parlamentare.
Në qendrën e parë, përkatësisht në qendrën e votimit 3760 rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 17 vota, PSD 3 vota dhe PLDSH 3 vota.
Ndërkaq pas numërimit të qendrës së dytë, përkatësisht QV 3761 dhe QV 3760, PS ka marrë 277 vota, PD-AN, 182 vota, LSI 26 vota, PSD 4 votë, LDSH 3 vota dhe LRE 1 votë.
Në Pustec u numërua edhe QV 3759, ku PS ka marrë 244 vota, PD-AN, 109 vota, LSI 61 vota, PSD 4 votë, LN 2 vota dhe PLDSH 1 votë.
Pas pas mesnate, KQZ përditësoi rezultatin e 4 QV të numëruara nga 7 gjithsej, përkatësisht QV 3761, 3760, 3759, 3763 ku PS ka marrë 609 vota, PD-AN, 334 vota, LSI 95 vota, PSD 11 vota, LDSH 4 vota, LN 3 vota dhe LRE 1 votë.
Rreth orës 12:25 KQZ përditësoi të dhënat: Në Pustec janë numëruar 6 QV deri tani nga 7 gjithsej, ku PS ka marrë 737 vota, PD-AN, 421 vota, LSI 124 vota, PSD 13 vota, LDSH 5 vota, LN 3 vota dhe LRE 1 votë.
Në këtë bashki të qarkut të Korçës ishin 7 qendra votimi për t’u numëruar. /j.p/























