Ballina Flash

Pas Spotify, edhe Apple e gatshme ndaj podcast-eve me pagesë

SAN FRANCISKO, 24 prill /ATSH-AFP/ – Apple ka njoftuar shtimin e një opsioni që do të lejojë podcast-et të ofrojnë pajtime të paguara, një pikë kthese 15 vjet pas fillimit të platformës së saj të dëgjimit, që ka kontribuar kryesisht në popullarizimin e këtij formati shpërthyes.

“Vetë programet do të mbeten të arritshme falas, por autorët e programeve do të jenë në gjendje të ofrojnë formula të përmirësuara me shpërblime, të tilla si dëgjimi pa reklama, qasja në përmbajtje shtesë apo edhe episodet ekskluzive ose në pamje paraprake”, detajoi në një deklaratë grupi kalifornian.

Në këtë mënyrë, Apple po ndjek lëvizjen e patronazhit ose dhurimeve, që u ofrojnë shumë podcast-eve mundësinë e kërkimit të dëgjuesve të tyre më besnikë për të financuar një pjesë të prodhimit të tyre, përveç reklamave.

Karakteristika e re do të jetë në dispozicion nga maji në më shumë se 170 vende.

Secili prodhues podcast-i do të jetë në gjendje të përcaktojë çmimin e pajtimit të tij.

Gjigandi i transmetimit të muzikës, Spotify, kishte njoftuar tashmë në shkurt një iniciativë të ngjashme, duke prishur kështu funksionimin mbizotërues, i bazuar kryesisht në reklamat dhe hyrjen totalisht falas./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Merkel: Rregullat e ashpra të nevojshme për të frenuar rastet COVID-19
Artikulli tjetërPërhapja e COVID-19 në popullatë në prill/ Prof.asoc. Ylli: Kemi riskun më të ulët në rajon