ROMË, 24 prill /ATSH-AFP/ – Këngëtarja e njohur italiane, Maria Ilva Biocati, e njohur si Milva, vdiq në moshën 81-vjeçare, njoftuan sot mediat italiane duke cituar familjen e saj.
“Milva, e sëmurë që prej disa vitesh, vdiq dje në mbrëmje në shtëpinë e saj në Milano”, theksoi vajza e saj për agjencinë e lajmeve Ansa.
Ajo ka interpretuar disa nga hitet më të mëdha të këngëve italiane të viteve 1960 dhe 1970 dhe flokët e saj të kuq ishin të njohur shumë përtej kufijve të gadishullit.
“Milva ishte një nga interpretueset më intensivë të këngës italiane. Zëri i saj ka ngjallur emocione të forta për breza të tërë. Një italiane e madhe, një artiste e cila pushtoi skenat ndërkombëtare”, theksoi ministri i Kulturës, Dario Franceschini.
E lindur më 17 korrik 1939 në fshatin Goro en Emilie-Romagne (Nord), Milva hyri në peisazhin artistik të Italisë me rastin e edicionit të vitit 1961 të festivalit të kënges së San Remos, ku u rendit e treta./ /ec/





















