Ballina Bota

SHBA – Biden bisedë telefonike me Erdogan

UASHINGTON, 23 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti amerikan ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndërtuar një marrëdhënie dypalëshe konstruktive”, tha Shtëpia e Bardhë në një raport të shkurtër.

Gjithashtu, Erdogan ra dakord “për të ndërtuar një bashkëpunim më të ngushtë” mbi tema me interes për vendet e tyre, aleate brenda NATO-s.

Dy presidentët pritet të takohen në qershor në kuadër të samitit të NATO-s në Bruksel./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Organizon struktura paramilitare”/ Basha, njeri pa karakter dhe nuk bëhet lider kurrë
Artikulli tjetërReplika mes Kim dhe Metës/ Një i dehur dhe komplet jashtë binarëve, fatkeqësi e madhe se Shqipëria sot është pa President